Një artist profesionist i arratisjes inauguroi një kategori të re të rekordeve botërore Guinness kur u arratis nga një rezervuar uji në 2 minuta e 11 sekonda, teksa duart dhe këmbët i ishin të kufizuara.
Nga Guinness njoftuan se eskapologu Andrew Basso është tani personi i parë që mban rekordin për kohën më të shpejtë për të shpëtuar nga një rezervuar uji me kokë poshtë me duar dhe këmbë të lidhura.
Basso tregoi aftësitë e tij në xhirimet e serialit televiziv italian Lo Show Dei Record.
Një video e përpjekjes e shfaq Basson duke hequr prangat e tij, duke zhvendosur një kyç të këmbës për të çliruar këmbën e tij nga një kufizim dhe më pas duke zgjidhur një bllokues në krye të rezervuarit pa qenë në gjendje ta shohë atë.
https://www.youtube.com/watch?v=sVw9fH_C-gU
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.