Lajmet e fundit

Një grup prej 7 elefantësh aziatikë, janë të gatshëm që të mbajnë brusha pikture në feçkën e tyre, të cilat i përdorin për të krijuar lule të bukura mbi letër.
Këto 7 kafshë të cilat jetojnë në Tajlandë, kanë zhvilluar një aftësi të jashtëzakonshme, të pa parë.
Ato mund të fusin ngjyrë në feçkën e tyre e më pas ta shpërndajnë mbi pëlhurë.
Përveç se krijojnë imazhe me hundën e tyre, elefantët piktorë dinë që edhe me shputën e tyre të krijojnë piktura me lule.
Elefantët e sofistikuar që pikturojnë e lirisht mund të quhen artistë, janë trajnuar nga një piktor kinez rreth 9 vjet më parë.
Këto kafshë të dashura tani janë mjaft të afta që të pikturojnë tufa me lule që duken mjaft reale.
Fotografitë e elefantëve duke punuar i ka bërë fotografi francez Olivier Blaise.
Po ashtu, pikturat të cilat janë të gjata rreth 120 metra, shiten në një website e po ashtu edhe në ankande dhe e kanë çmimin nga 205 deri në 1,300 funte.
http://www.dailymotion.com/video/x2jn84k_amazing-video-of-elephant-painting-an-impressive-boommaza-com_fun