Kur Carol Hoëwrth e kishte parkuar veturën e saj, Mitsubishi,në qytetin e Haverfordwest të Uellsit, nuk e kishte idenë se çfarë do e priste më vonë.
Derisa ajo po bënte Pazar, një tufë prej 20 mijë bletëve ishin vërsulur në veturën e saj, transmeton Klan Kosova.
Tom Moses, e kishte parë këtë gjë të pazakontë dhe menjëherë e kishte telefonuar bletarinë.
“Ishte spektakulare. Isha duke vozitur kur pashë një njollë të madhe ngjyrë kafe”.
“Shumë njerëz u habitën nga kjo, veturat po ecnin ngadalë kurse shumë njerëzit po e fotografonin”.
“Isha i shqetësuar nëse dikush do të bënte diçka dhe do lëndoheshin”, u shpreh Moses.
Kur bletarët erdhën në vendin e ngjarjes, situata u mendua që do të qetësohej.
Por, jo. Tufa e bletëve vazhdoi të qëndroj aty.
Më në fund u kuptua se arsyeja pse kjo veturë u “sulmua” nga 20 mijë bletë është që mbretëresha bletë ishte aty .
“Ne mendojmë që mbretëresha bletë është tërhequr nga ndonjë gjë në veturë, ndoshta diçka e ëmbël”, ka thënë bletari, Roger Burns.
https://www.youtube.com/watch?v=ZMlYQhR23v8
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.