Arsenali ka hyrë në negociata me Club Brugge për transferimin e sulmuesit grek Christos Tzolis, i cili është një nga emrat që klubi londinez po shqyrton për repartin ofensiv.
Sipas raportimeve, kontaktet mes palëve kanë nisur, por interesimi për Tzolis nuk ndikon në planet e Arsenalit për objektivat e tjerë gjatë verës.
"Topçinjtë" vazhdojnë të mbajnë të hapura bisedimet edhe për Morgan Rogers të Aston Villas dhe Bradley Barcola të Paris Saint-Germain.
Tzolis zhvilloi një sezon shumë të mirë me Club Brugge, duke tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha evropiane, ndërsa Arsenali po shqyrton mundësinë për ta afruar në "Emirates" gjatë kësaj vere.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.