Lajmet e fundit

Arsenali e ka mposhtur Bournemouthin me rezultat 3-0, duke e vazhduar edhe më tej garën për titull.
Golin e parë të takimit e shënoi Saka në minutën e 44-të nga penalltia, e që ishte edhe rezultati i pjesës së parë.
Ndërsa në minutën e 70-të të takimit, Trossard me një gol të bukur dyfishoi epërsinë në 2-0 për “Topçinjtë”, njofton Klankosova.tv.
Kurse për rezultatin përfundimtar u përkujdes Rice, i cili shënoi në minutën e 97-të të ndeshjes.
Me këtë fitore, Arsenali vazhdon të jetë i pari në tabelë me 83 pikë, katër më shumë se City që është në vendin e parë.
Ndërsa Bournemouthi është në vendin e 10-të me 48 pikë të grumbulluara.