Klubi anglez Arsenal ka shfaqur interesim serioz për sulmuesin anësor të Real Sociedadit, Ander Barrenetxea.
Sipas raportimeve nga Anglia, londinezët po e monitorojnë nga afër 24-vjeçarin, por klubi bask nuk ka ndërmend të negociojë nën klauzolën e tij prej 75 milionë eurosh.
Real Sociedadi vazhdon të jetë një fabrikë talentesh, ndërsa pas largimit të disa yjeve në vitet e fundit, tani edhe Barrenetxea është në radarët e klubeve të mëdha evropiane.
Mbetet të shihet nëse Arsenali do të jetë i gatshëm të paguajë shumën e kërkuar për transferimin e tij gjatë kësaj vere./Klankosova.tv
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.