Lajmet e fundit

Dokumentet thonë se në gusht FBI kishte marrë ankesa të vazhdueshme nga vajza 24 vjeçare e cila quhet Malena Morgan.
Morgan e cila jeton në Kaliforni, ka kontaktuar me policinë në Beverly Hills me 1 shtator për t’i denoncuar të gjitha kërcënimet duke thënë se i është shkaktuar shumë stres emocional nga ngjarjet në jetën e saj.
Ajo kishte marrë 12 e-mail-e në ditët e fundit të gushtit nga një llogari elektronike e cila pas hetimeve doli të jetë e Blakenship.
Ai e kishte kërcënuar se do ta vrasë dhe do t’ia fusë kokën në një shufër hekuri.
Policia i ka intervistuar edhe familjarët e Blakenship, e ata kanë thënë se me jetë e ka kërcënuar edhe çdo anëtar tjetër të familjes së tij.