Lajmet e fundit

Për shumë persona që kanë udhëtuar me aeroplan, shenja për në banjo është e qartë.
Por si duket për një pasagjerë që po udhëtonte nga Edinburght për në Amsterdam, nuk i kuptoi mirë shenjat që janë për në banjo.
James Gray është arrestuar dhe ka marrë një gjobë prej 600 euro, sepse teksa po udhëtonte u përpoq ta hapte derën e aeroplanit duke hamendësuar që është duke hapur derën e banjos.
Menjëherë pas këtij veprimi, stafi e lajmëroi që ai do të arrestohet në momentin e parë kur do të aterojnë në aeroportin e Amsterdamit.
“U mundova që tu tregojë që ka qenë thjeshtë një gabim”, është shprehur Gray.
Ai kaloi një natë në burg e më pas të nesërmen u dërgua për në Skoci.
