Lajmet e fundit

Trajneri i Feyenoordit, Arne Slot, është favorit për t’u bërë kryetrajner i Liverpoolit.
Tek po afrohet fundi i sezonit dhe shkuarja e Jurgen Kloppit, të Kuqtë janë vënë në kërkim të pasuesit të tij.
Ata e kanë identifikuar holandezin që vitin e kaluar u bë kampion me klubin nga Roterdami.
Ky i fundit ndonëse nuk ka përvojë në Premier Ligë, po cilësohet si vazhdues i mundshëm i filozofisë së Kloppit.