Studentët kosovarë të arkitekturës shpesh ankohen për mungesë të librave.
Por, prej tash ata mund të drejtohen tek arkitekti Visar Geci.
Pas privatizimit të Entit të Urbanizmit, arkitekti Geci mblodhi shumë libra që datojnë nga vitet e 60-ta, duke e krijuar kështu një biblotekë të vogël.
Tani këta tituj do t'iu shërbejnë studentëve, arkitektëve dhe të gjithë atyre që janë të interesuar të dijnë për projeksionet e objekteve në atë kohë.
Ajo që i bënë të veçantë këta tituj është se ata kanë edhe projektime gjigante që u ndërtuan në kohën e ish-Jugosllavisë, sikurse është edhe projeksioni me skeleturë i Pallatit të Rinisë në Prishtinë.
https://www.youtube.com/watch?v=0pfXkoN7N90
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.