Një burrë nga Kalifornia e ShBA-së duke larë enët në kuzhinën e tij e gjeti veten të ndërprerë nga një ari - dhe ai e kapi këtë takimi me kamerën e celularit.
Jason Wightman tha se ishte duke larë enët në shtëpinë e tij në Sierra Madre kur shikoi anash dhe pa një arush në hyrje të derës së tij.
Ai ka postuar një video në Facebook që e tregon takimin me kafshën.
"Përshëndetje, a jeni mirë?" Wightman thotë në video. "Ti je në shtëpinë time. Dil nga shtëpia ime".
Wightman shtoi se arinjtë janë të zakonshëm në zonën e tij, por ai mbeti i habitur kur pa një prej tyre brenda shtëpisë.
“As nuk e mbaj mend se çfarë po thoja”, tha Wightman për KCAL-TV. "Po ndodhte kaq shpejt. Ishte një ari në kuzhinën time".
Ariu u largua pa incidente.
https://www.youtube.com/watch?v=hKJf1BsNVNE
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.