Lajmet e fundit

Gruaja e Oviedos, 61 vjeçare dhe i biri i saj 31 vjeçar, ishin lidhur me zinxhirë e me konop në murin me strukturë prej tullash dhe metali, ka thënë prokurori.
Djali mezi flet ndërsa gruaja ka probleme psikike, ka thënë një burim.
“Të hysh në atë shtëpi, është të jesh dëshmitar i çmendurisë së vërtetë”, ka thënë prokurori i rastit.
“Kjo është një histori terrori”.
Ovideo dikur ishte punëtor në një kompani ndërtimesh, dhe mendohet se e ka ushqyer të birin dhe gruan e tij përmes telave të kafazit.
Gazeta the Mirror raporton se Oviedo e kishte detyruar gruan e tij që të hante mish kafshësh dhe të pinte lëndë djegëse, gjëra këto të cilat policia i ka gjetur në kafaz, transmeton Klan Kosova.
Oviedo do të akuzohet për rrëmbim dhe mbajtje të familjes në kushte robërie.
Ai po ashtu do t’i nënshtrohet një vlerësimi psikologjik.
Ende nuk është bërë e qartë se për sa vjet Ovideo i ka mbajtur të mbyllur gruan dhe djalin, por ata tani janë në spital duke marrë trajtim mjekësor.
