Lajmet e fundit

Klubi futbollistik Llapi ka njoftuar opinionin se ka arritur marrëveshje tri-vjeçare me sulmuesin e qendrës, Ardit Tahiri.
21-vjeçari ka shkuar në klubin e Llapit pas eksperiencës me Dinamo City në Shqipëri, teksa karrierë ka bërë tek 2 Korriku, Besa dhe Drita në Kosovë.
Në prani të Drejtorit Sportiv, Mentor Zhdrella, Tahiri ka nënshkruar kontratë që e mban atë pjesë të klubit deri në vitin 2027, përcjell Klankosova.tv.
Tahiri po ashtu mbron ngjyrat e Përfaqësueses së Kosovës, ndërsa do jetë vlerë e shtuar për ekipin para sfidave evropiane dhe sezonit të ri të Superligës.
Ai është bashkuar me ekipin në Ohër, aty ku po zhvillohen përgatitjet për garat evropiane.