Sapo të konstituohet legjislatura e re, po kërkohet urgjentisht që të ndryshohet Ligji i Pagave në Sektorin Publik, sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.
Institucioni më i lartë i drejtësisë në janarin e 2024-së konstatoi se u cenua e drejta sociale për zyrtarë publikë.
Veç dëmit ligjor është edhe ai financiar pasi konsiderohet se 94 mijë punonjës do ndjekin rrugët ligjore, e disa veç e kanë bërë këtë.
Sindikalistët thonë se paditë ishin dera e fundit ku të drejtohen.
Deputetët e rinj duhet ta ndryshojnë vetëm një nen të ligjit, e që dispozitat ligjore të respektohen pa dallim.
Për më tepër, ndiqni kronikën e përgatitur nga Klan Kosova:
https://www.youtube.com/watch?v=N-eXT9TXs2U
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.