Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, është shprehur i shqetësuar pas lëndimit të Antonio Rudigerit dhe David Alabës.
Me lëndimin e dy mbrojtësve situata në këtë repart për kampionin e Evropës është bërë e rëndë.
“Jemi në gjendje emergjente, edhe Rudigeri edhe Alaba do të mungojnë për 20 ditë”, ka thënë Ancelotti.
“Opsionet e vetme në qendër të mbrojtjes janë Jacobo Ramon, Raul Asencio dhe Aurelien Tchouameni”.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.