Lajmet e fundit

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, e ka lavdëruar veteranin Lucas Vasquez pas paraqitjes së tij fantastike ndaj Barcelonës.
Të Bardhët fituan 3:2 ndaj rivalit të përjetshëm, Barcelonës, dhe 32-vjeçari kontribuoi me një gol dhe një asistim duke u shpallur lojtar i ndeshjes.
“Më lini të përmend Lucas Vasquezin. Çfarë lojtari. Niveli i tij është shumë i lartë”, ka thënë Ancelotti.
“Ai garon me Dani Carvajalin i cili është ndër më të mirët në botë. Dani ka mundur të luajë, por Lucasi është në formë shumë të mirë”.