23.04.2017 · përditësuar para 3359 dite1 min lexim
Ekzistojnë fotografi shpërfaqin kushtet e vështira të jetesës dhe punës të fëmijëve amerikanë mes viteve 1908-1924.
Fotografitë turpëruese shfaqin të kaluarën mizore të Amerikës, kur fëmijët detyroheshin që të punonin në fusha dhe fabrika, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Shumë kishin pësuar eshtra të thyera dhe nuk ishin zhvilluar mirë shkaku i të punuarit mbi 12 orë në ditë.
Këto fotografi ishin nxjerrë në miniera thëngjilli, ferma, fabrka e uzina pambuku në tentim të përmirësimit të ligjeve të punës.
Fotot u shkrepën nga Lewis Hine, një fotograf hulumtues nga Komiteti Kombëtar i Punës së Fëmijëve, që e dedikoi jetën e tij për dokumentimin e kushteve të rënda të jetës dhe punës së këtyre fëmijëve duke udhëtuar me dhjetëra mijëra kilometra, e duke fotografuar fëmijë nga North Carolina e Florida duke punuar në rrethana tmerruese.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.