Lajmet e fundit

Alpinistja më e re Marina Abdllaeva, e cila e kaloi Polin e Veriut duke ecur ndërkohë që ishte shtatzënë 4 muajshe, zhvilloi ngjitjen në ujëvarat e ngrira në kuadër të festivalit të organizuar në Erzurum të Turqisë, raporton Anadolu Agency.
Abdallaeva e cila ishte e ftuar në Festivalin e dytë Ndërkombëtar për ngjitje në akull i cili zhvillohet në qarkun Uzunder të Erzurum-it, erdhi së bashku me djalin e saj një vjeçar Nikita.
Ajo çdo mëngjes duke marrë pajisjet dhe gjithashtu edhe fëmijën e saj së bashku me 122 alpinistë të tjerë nga Kirgistani, Polonia, Portugalia, Spanja, Sllovenia, Irani, Rumunia, Italia dhe Turqia, pas një udhëtimi të rëndë arritën në ujëvarat e ngrira.
"Rajoni ka një potencial në aspektin e alpinizmit tha se, "jam e lumtur sepse gjendem këtu. Në organizimin e bërë vitin e kaluar kishte marrë pjesë edhe bashkëshorti im. Pas rekomandimeve të tij erdha këtu që të bëj ngjitje", u shpreh ajo.
Abdllaeva duke treguar udhëtimin e saj në Polin e Veriut tha se, "Këtë udhëtim e bëmë nën mbikqyrjen e liderëve alpinistë të mirënjohur. Atje ishin gratë më të reja të botës. Së bashku me ekspeditën ruse zhvilluam përafërsisht 100 kilometra ngjitje dhe hecje. Për ne ishte një udhëtim i suksesshëm".