Një alpinist që humbi për pothuajse dy javë në New South Wales të Australisë është gjetur gjallë, duke mbijetuar duke ngrënë fruta të mbledhura dhe dy biskota musli.
Studenti i mjekësisë Hadi Nazari humbi kontaktet me grupin e tij më 26 dhjetor gjatë një ecje në Parkun Kombëtar Kosciuszko në rajonin e Maleve Snowy, pasi ishte larguar për të bërë fotografi, transmeton klankosova.tv.
Qindra persona, përfshirë miqtë dhe familjen e tij, iu bashkuan përpjekjeve për ta gjetur 23-vjeçarin. Ai u gjet nga alpinistë të tjerë rreth orës 15:15 (04:15 GMT) të mërkurën.
Nazari u bëri thirrje alpinistëve dhe u tha atyre se ishte humbur dhe kishte etje, tha inspektori Andrew Spliet për gazetarët.
Pasi alpinistët kontakatuan shërbimet e urgjencës, zoti Nazari u ngrit nga helikopteri dhe u dërgua në një pikë të komandës së kërkimit. Ai u vlerësua nga mjekët dhe më pas u transportua në spital.
Spliet tha se Hadi Nazari ishte në gjendje të mirë shëndetësore – i vigjilent, i aftë për të folur dhe pa dëmtime të rëndësishme. Dy biskotat musli që Nazari kishte gjetur në një strehë në male ishin "gati e vetmja ushqim që kishte konsumuar gjatë këtyre dy javëve", shtoi ai, duke theksuar se alpinisti kishte gjetur gjithashtu ujë nëpër përrenj dhe kishte mbledhur fruta.
Familja e Nazarit, sipas bbc, që u pa duke e përqafuar atë në kampin e kërkimit, konfirmoi më vonë për mediat lokale se ai ishte mirë. "Kjo është dita më e lumtur e jetës sonë," thanë ata për 9News.
Nazari u gjet afër Liqenit Blu, rreth 10 km larg kampit ku ai kishte planifikuar të takonte miqtë e tij më 26 dhjetor. "Ai ka kaluar shumë distancë gjatë kësaj periudhe," tha Spliet, duke shtuar se policia do ta "takonte" atë pasi të kontrollohej nga spitali.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.