Tashmë është zyrtare.
FC Bayern dhe Alphonso Davies kanë vazhduar kontratën e tyre deri më 30 qershor 2030.
Davies pasi nënshkroi kontratën tha se është shumë i lumtur.
Ai përmendi se sa shumë ka mësuar nga klubi i Bayernit, duke shtuar se mezi pret që të arrijë edhe objektivat e tjera që ka me klubin.
“Jam shumë i lumtur që kam zgjatur kontratën time me këtë klub të madh . Unë iu bashkua FC Bayern kur isha 18 vjeç dhe thjesht doja të mësoja sa më shumë që të ishte e mundur çdo ditë për t'u bërë një nga më të mirët në pozicionin tim. Tani po pres përpara në vitet e tjera në vijim." "Ne kemi qenë së bashku për pesë vjet, unë tashmë kam arritur shumë këtu, por kam ende shumë për të arritur", tha 24-vjeçari kanadez.
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.