Lajmet e fundit

Futbollisti nga Kosova, Albion Rrahmani është zgjedhur “Lojtari i muajit” për muajin mars te skuadra e Rapid Bukureshtit, njofton Klankosova.tv
Reprezentuesi i Kosovës është një nga futbollistët kryesorë te skuadra rumune këtë sezon.
Rrahmani gjatë muajit mars regjistroi katër paraqitje për Rapidin, teksa shënoi tre gola dhe shtoi një asistim.
23-vjeçari ka shënuar 19 gola dhe ka kontribuuar me katër asistime në 27 paraqitje në të gjitha garat.