Lajmet e fundit

Ish-sulmuesi i Ballkanit, Albin Berisha, është transferuar në Gjermani.
Futbollisti që në muajin janar nga kampionët e Kosovës kaloi te Petrolul i Rumanisë, pas vetëm gjashtë muajve aty, ka bërë një hap tjetër në karrieren e tij.
Lojtari nga Suhareka ka nënshkruar kontratë me klubin e njohur gjerman, Hansa Rostock, të cilët këtë edicion bëjnë gara në ligën e tretë, njofton Klankosova.tv.
Berisha luajti me "Xhebrailat" në dy edicione të Conference League, ku më pas u transferua në Rumani, në janar të këtij viti.
Te Petrolul qëndroi vetëm gjashtë muaj, para se të bëhej pjesë e gjermanëve të Hansas.