Trajneri shqiptar Alban Bushi ka rinovuar kontratën me Federatën e Futbollit të Shqipërisë (FSHF) për të vazhduar udhëheqjen e Kombëtares U-21.
Ai do të qëndrojë në këtë pozitë deri në fund të vitit 2026, njoftoi Federata Shqiptare e Futbollit përmes një postimi në Facebook.
"Federata e Futbollit bën me dije se Alban Bushi do të jetë trajner i Kombëtares U-21 deri në fund të vitit 2026, pas arritjes së marrëveshjes dhe nënshkrimit të kontratës së re", thuhet në njoftimin e FSHF-së.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.