Konferenca Vjetore e Prokurorëve sot ishte e mbushur me njerëz që e kanë studiuar drejtësinë.
Ajo që i ka shqetësuar këtë vit është buxheti i ulët i ndarë për ta, çka ka ndikuar dukshëm në punën e tyre.
Veç qeverisë, gishti u drejtua edhe kah presidentja e vendit, Vjosa Osmani që siç thanë e ka lënë sistemin prokurorial pa zot shtëpie, duke mos e dekretuar, Blerim Isufajn kryeprokuror.
Ndërkaq, shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (Eulex), Giovanni Pietro Barbano potencoi se është jashtëzakonisht e rëndësishme që drejtësia të jetë e pavarur dhe e pa ndikuar nga politika. /Klankosova.tv
Ndiqeni kronikë në vazhdim për detaje:
https://www.youtube.com/watch?v=GXu361AapUA
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.