Albin Kurti i Vetëvendosjes, po instiston vetëm për Albulena Haxhiun, ani se po dështon t’ia bëjë votat që 25 herë, ndërkohë që po i përjashton si opsione dy gra të tjera.
As Saranda Bugojevcin e as Shqipe Selimin që i kanë votat nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Albin Kurti nuk i propozon për kryekuvendare.
Ani se nuk kursehet asesi t’i përgjithësojë partitë rivale si burra që duan pushtet pa gra.
Këtë që Kurti e tha të shtunën në mledhinë e grave të VV-së e vazhdoi në Kuvend pas dështimit, edhe vet pretendentja për kryetare, Albulena Haxhiu.
Për Lutfi Hazirin e Lidhjes Demokratike të Kosoëvs, kjo është komplet e pasaktë pasi partia e tij ka votuar dy president gra.
Për epitetin që ua dha kryeministri i dorëhequr nuk mërziten hiç disa deputet të Partisë Demokratike të Kosovës.
Kurti nuk e kishte kursyer fjalorin as në natën e zgjedhjeve kur e shpalli fitoren. Drejtuesve të opozitës së deritanishme u kishte dhënë epitetin hajvanë, ndonëse më vonë vartësit e tij në parti thanë se të tillë e vlerësoi vetëm një politikan.
Për më shumë, ndiqni kronikën e përgatitur nga Klan Kosova:
https://www.youtube.com/watch?v=KA9HANICJSU
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.