Në emisionin “Shoqet” në Klan Kosova, panelistet diskutuan për shoqëritë mes njerëzve.
Panelistja Flutura tha se për të një shoqe e mirë është bekim, dhe vjen menjëherë pas familjes.
“Unë për vete personalisht një shoqe të mirë e konsideroj pasuri shpirtërore, menjëherë pas familjes për mua vjen një shoqe shumë e mirë. Për faktin se edhe jam rritur pa motër, çdo herë kam qenë vetëm një vajzë. Janë disa gjëra që nuk mundesh t’i diskutosh me familjen dhe ndoshta as partneri në disa tema nuk të kupton. Ndryshe e kupton, gruaja-gruan”.
“Për mua ta kesh afër një shoqe të mirë që të mirëkupton që e ke zemrën e qetë kur flet me të dhe të pranon në atë që je, për mua mendoj se është një pasuri shumë e madhe që mundet me i ndodh një njeriu”, ka thënë Flutura. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=OMfrInRtbYg
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.