Ylli televiziv i Arabisë Saudite, Abdul al-Kassar, është arrestuar pasi që ka bërë shumë selfie me fanset e tij në një qendër tregëtare.
Kassar ishte për një vizitë në një qendër tregtare, kur një grumbull i grave e rrethuan për t’i bërë fotografi, transmeton Klan Kosova.
Kjo gjë nuk i pëlqeu fare policisë që ishte aty.
Në një video të postuar shihet Kassar që tërhiqet nga një burrë i veshur me të bardha.
Kassar është një aktor që ka luajtur në shumë filma dhe njihet për fizikun e bukur.
Ai ka një numër të madh të fansave në rrjetet e tij sociale.
Më pas Kassar ka shpjeguar se ai nuk kishte për qëllim që të tërhiqte vëmendjen e grave.
“Unë nuk prisa që shumë njerëz të vraponin pas meje”.
“Dëshirojë që të shpreh se prezenca e vajzave aty nuk ishte nën kontrollin tim”.
“Kur mbërrita në qendër, disa fansa mu vërsulën derisa erdh dikush e më tërhoqi”.
Aktori është duke u akuzuar për prishje të rendit publik, për kontakte me gra që nuk i njeh si dhe për abuzim të rrjeteve sociale.
https://www.youtube.com/watch?v=MI9zAW-SSdE
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.