Lajmet e fundit

Të mërkurën në Gërlicë të Ferizajt është aksidentuar një cisternë nafte.
"Me datën 13.11.2024, rreth orës 04:37 në fshatin Gërlicë të Ferizajt, një cisternë nafte derisa ka qenë në drejtim të Vitisë, duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë së lëvizjes, e humb kontrollin dhe del nga rruga në një kanal skaj saj" ka thënë për Klankosova.tv, Muhamet Jahiri, shefi i sektorit rajonal të hetimeve.
"Ngasësi merr lëndime të lehta trupore, ku pas kontrollit lirohet nga Emergjenca për në shtëpi. Cisterna në momentin e vetaksidentit ka qenë e zbrazur".