Një aksident i rëndë ndodhi sot në Jagodë të Klinës.
Aty humbi jetën një person, tre të tjerë u lënduan në aksidentin e trenit me një veturë
Makina ishte goditur tek sinjalizuesi, por treni e tërhoqi zvarrë rreth 200 metra tutje.
Sipas një dëshmitari që kishte dëgjuar zhurmën dhe kishte shkuar t'iu dilte në ndihmë, shoferi kishte marrë lëndime të mëdha dhe kishte vdekur.
Ndërkaq, tre pasagjerët mbi moshën 60-vjeçare kishin lëndime të lehta trupore.
Dy nga të lënduarit janë dërguar për trajtim në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë. Ndërsa, i lënduari i tretë është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Sipas familjarëve, i lënduari që u dërgua në QKUK ishte me gjendje të përkeqësuar për shkak të problemeve shëndetësore më të hershme që kishte pasur.
Klan Kosova ka tentuar të kontaktojë edhe me QKUK-në në Prishtinë, por të njëjtit nuk kanë kthyer ende përgjigje rreth gjendjes shëndetësore të 65-vjeçarit. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=nDRLuL7gQEo
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.