Një studim i ri tregon se ajri i papastër është shkaktari i katërt kryesor i vdekjeve të parakohshme.
Studimi “Kostoja e Ajrit të Ndotur: Forcimi i Bindjes Ekonomike për Veprim”, është kryer nga Banka Botërore dhe Instituti i Matjes dhe Vlerësimit të Shëndetit.
Studimi tregon se në vitin 2013 “mbi 5 milionë njerëz gjetën vdekjen nga sëmundjet e lidhura me ajrin e ndotur jashtë dhe brenda shtëpive”, transmeton Klankosova.tv.
Kanceri i mushkërive, azma, çrregullime kronike pulmonare dhe infeksione të rrugëve të frymëmarrjes, janë të lidhura me ajrin e ndotur. Ai mund të kontribuojë gjithashtu në sëmundjet kardiovaskulare. Ajri i ndotur mund të dëmtojë veçanërisht rëndë fëmijët pasi sistemi i tyre imunitar dhe mushkëritë nuk janë të zhvilluara plotësisht.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.