Lajmet e fundit

Qendërmbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti, foli në një konferencë për media nga kampi bazë i kuqezinjve në Kaiserau në Kamen.
Ajeti tregoi ndjesitë në prag të Kampionatit Evropian dhe theksoi se është gati 100% për të dhënë kontributin e tij, shkruan FSHF, përcjell Klankosova.tv
“Shumë mirë, unë besoj se çdo lojtar që është i grumbulluar ndihet mirë. Është diçka speciale, sidomos kur bëhet fjalë për Kampionatin Evropian”, tha ai.
Futbollisti kuqezi foli edhe për tre ndeshjet e grupit të Shqipërisë, duke i cilësuar si finale dhe shtoi se edhe Kombëtarja ka shanset e veta në këtë grup.
“Ne gjithmonë i besojmë vetes dhe ekipit e çdo lojtari të grumbulluar. Duhet të japim maksimumin dhe të shohim pastaj se çdo të ndodh. Kemi tre finale. Çdo ndeshje do të jetë speciale për ne. Do të jetë e vështirë, por shpresojmë të bëjmë diçka speciale”, tha Ajeti.