Një 18 vjeçare i ka paditur prindërit e saj pasi ata kishin postuar fotografi në Facebook që ajo i ka cilësuar si të turpshme.
Adoleshentja nga Austria pretendon që fotografitë intime të fëmijërisë ia kanë shkatërruar asaj jetën, transmeton Klan Kosova.
Ajo ka thënë se prindërit ia kanë postuar në Facebook më shumë se 500 fotografi pa lejen e saj, që nga viti 2009.
Gjykatësja, Michael Rami ka thënë se klientja e saj ka shumë mundësi që ta fitojë rastin.
“Ata nuk kishin as turp e as limit, dhe nuk u interesonte nëse ishte një fotografi e imja në tualet ose e shtrirë lakuriq në shtratin tim, ata më fotografonin dhe i postonin në rrjete sociale”, ka thënë adoleshentja.
Prindërit e saj kanë refuzuar që t’i fshijnë fotografitë e saj, të cilat i kanë shpërndarë në Facebook.
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.