Një vajzë e re nga Massachusetts, është duke u akuzuar se ka inkurajuar të dashurin e saj për të kryer vetëvrasje.
Michelle Carter, atë kohë 17 vjeçare i kishte dërguar mesazhe të dashurit të saj 18 vjeçar, Conrad Roy, duke e inkurajuar atë që të vrasë veten gjithashtu duke i thënë atij që “të kthehet” në kamionin e mbushur me tym monoksid të karbonit, transmeton Klan Kosova.
Roy vdiq nga monoksidi i karbonit në korrik të vitit 2014 dhe në celularin e tij janë gjetur mesazhe ku Carter e bindte atë që vdekja do të ishte pa dhimbje dhe që prindërit e tij ishin të përgatitur që ai të ikte nga kjo botë.
“Nëse nuk vetëvritesh sonte, atëeherë do të jesh i mjerë. Ti vetëm duhet ta kryesh vetëvrasjen, o sonte o kurrë”, i kishte thënë mes të tjerash ajo me mesazh.
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.