Andrew Longoria nga Teksas i ShBA-së është shpallur mbajtës zyrtar i një rekordi Guinness për koleksionin e tij të pabesueshëm prej 1,308 objektesh që lidhen me këngëtaren e ndjerë Selena Quintanilla.
Koleksioni përfshin albume, çanta, bluza, kukulla, xhinse me markën zyrtare dhe shumë të tjera.
Longoria filloi koleksionin e tij në vitin 1997, kur gjyshja i bleu CD-në "Dreaming of You" dy vite pas vdekjes së këngëtares. I inspiruar nga pasioni i gjyshes së tij për Elvis Presleyn, Longoria vazhdoi të mbledhë kujtime për Selenën.
Pas konfirmimit të rekordeve Guinness, ai shprehu gëzimin e tij, duke thënë se ndihej "në qiellin e shtatë".
https://www.youtube.com/watch?v=IryUYhLUpPg
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.