Një kompani po thotë se mund t’i identifikojë terroristët e pedofilët vetëm duke i analizuar fytyrat e tyre, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
“Faception”, një kompani izraelite, po konsideron se teknologjia e tyre mund t’i dallojë karakteret e njerëzve, gjë që është e padetektueshme nga syri i njeriut.
Kompania është deklaruar se ka arritur që t’i gjejë nëntë nga 11 xhihadistët terroristë, nga tiparet e fytyrës së tyre, pa e ditur paraprakisht nëse ishin të përfshirë apo jo.
Mesa duket, ata kanë qenë aq të suksesshëm saqë kanë filluar që t’i ndihmojnë sigurisë në shtetin e tyre, duke i identifikuar kriminelët.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.