Lajmet e fundit

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti ka folur para ndeshjes ndaj Bayernit që do të zhvillohet të martën në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Ancelotti u shpreh se klubi i tij ndjen respekt nga të gjithë në këtë kompeticion, shkruan Klankosova.tv
Tutje, ai shtoi se nuk ka ndonjë plan hakmarrjeje për Bayernin, pavarësisht se u largua në mënyrën më të keqe.
“Madridi nuk është kurrë i nënvlerësuar në këtë kompeticion, sepse të gjithë e dinë se çfarë mund të bëjmë. Ndjejmë respekt nga të gjithë. Jemi të lumtur që jemi këtu, sepse pakkush, edhe në këtë sallë, mendoi se nuk do t’ia dilja në këtë konferencë për shtyp dhe ja ku jam. Jo. Unë pata fatin të drejtoja Bajernin dhe megjithëse mund të ishte për më gjatë, kam kujtime fantastike nga ai vit e gjysmë”, tha trajneri i madrilenëve.
Kur u pyet në lidhje me taktikën që ka në mendje për këtë ndeshje, Ancelotti u shpreh se nuk e ka menduar ndonjë plan specifik.
“Nuk kam asnjë variant taktik në mendje. Duhet të vlerësojmë me kujdes se si të luajmë, pa humbur identitetin tonë… gjë që është shumë e qartë. Nesër do të jetë shumë e rëndësishme të mbrohemi mirë, të shmangim kundërsulmet dhe të sulmojmë mirë. Një gjysmëfinale kërkon një ndeshje të plotë. Asgjë nuk mund të shkojë keq”, u shpreh ai, përcjell Klankosova.tv