Kur e bëni një lajmërim të madh në Facebook, si martesa apo lindja e fëmiut, atëherë ju pritni një reshje pëlqimesh nga miqtë tuaj në Facebook.
Një eksperiment i një përdoruesi të Facebookut me emrin Zach, e zbuloi se shumë nga ne nuk i kushtojmë vëmendje pëlqimeve që i bëjmë në rrjetin social Facebook.
Ai e kishte publikuar një fotografi ku shfaqej me të sapo-fejuarën e vet duke i treguar unazat e fejesës.
Fotoja e tij kishte marrë 300 pëlqime të cilat e krenuan Zach-un, shkruan Metro, transmeton Klan Kosova.
Aq i impresionuar kishte qenë Zach nga numri i pëlqimeve, sa që kishte pozuar sërish në mënyrën e njejtë, por me një tjetër grua.
Sërish, ai kishte marrë shumë pëlqime, ndonëse më pak se në fotografinë e parë.
Kjo e kishte shtyer që ai ta postonte edhe një fotografi të fejesës, dhe sërish me një grua tjetër.
Me këto fotografi, Zach e zbuloi një anë të disa shfrytëzuesëve të rrjetit social Facebook. Ai i ekspozoi disa nga ta të cilët vërtetë nuk ia vënë mendjen fotografive dhe gjërave që ata i pëlqejnë.

●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.