Gëzofi i tyre njëngjyrësh dhe sytë e tyre blu kanë bërë që tigrat e bardhë të jenë shumë të dashur nga e gjithë bota.
Ndërkaq shoqatat bamirëse të jetës së kafshëve të egra zbuluan të vërtetën e hidhur në lidhje me atë se cfarë fshihet prapa këtyre krijesave mahnitëse.
Tigrat e bardhë janë aq të rrallë sa që disa prej tyre që janë në kopshtet zoologjike janë rezultat i kryqëzimit brenda gjeneratave të tyre për të dërguar më pas në deformimin tmerrues të tyre, shkruan Big Cat Rescue, përcjellë Klan Kosova.
Bëhet e ditur që një në çdo 10 mijë tigra lindin me leuicsm, mungesë e pigmentit në gëzof që krijon shtresë të bardhë e të zezë dhe ngjyrën blu të syve por kjo nuk është e gjitha.
Shumë nga ta lindin me defiçensë të sistemit nervor dhe sy të shtrembër përderisa disa të tjerë lindin me dhëmbë të dalë jashta apo hundë të vogël.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.