02.03.2017 · përditësuar para 3411 dite1 min lexim
Gjyshja Wanja Snjodin i ka 80 vjeç dhe ngrit pesha pa problem. Snjodin e cila është nga Suedia, ka një trup të mprehur dhe muskulor.
Sipas Wanjas, ajo ushtron gjashtë herë në javë, dhe pesë nga ato ditë i kalon duke çuar pesha në palestër, shkruan The Sun, transmeton Klan Kosova.
Pavarësisht se ka qenë gjithmonë aktive, ajo kishte filluar të ngritë pesha në moshën 47 vjeçare pasi që një lëndim e kishte privuar atë nga vrapimi dhe vallëzimi të cilat i praktikonte rregullisht.
Kjo grua e moshuar po i bën me komplekse të gjithë ata të rinj të cilët me avancimin e teknologjisë janë bërë mjaft pasivë.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.