Nëse nuk keni pasur kurrë farmerka apo “jeans”, edhe pse kjo vështirë mund të ndodhë, me siguri se keni parë një palë të tilla në jetën tuaj.
Mirëpo, a e keni pyetur ndonjëherë veten se për çka shërbejnë ato pullat e vogla që gjenden në fund të tegelave të këtyre pantallonave?
Del se këto pulla të vogla të cilat quhen “rivets” në anglisht, shërbejnë për ta parandaluar grisjen e farmerkave nga veshja e tepërt, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Dhe ky zbulim që përdoret në farmerka, ishte zbuluar nga Levi’s. Levi Strauss kishte ardhur me këtë ide për “rivets” në vitin 1829, kur e kishte kuptuar se minatorët po ankoheshin se farmerkat e tyre po shqyheshin për një kohë shumë të shkurtër.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.