Të 20-at tuaja janë për t’u argëtuar, për të udhëtuar, për të bërë gabime dhe për t’u takuar me shumë njerëz, apo jo?
Epo, me sa duket jo!
Sipas psikoterapistes, Lori Gottlieb duhet të mendoni ndryshe.
Lori me bazë në Los Angeles së fundmi u shfaq në një podcat ku diskutoi për moshën më të mirë për t'u martuar dhe nëse doni të shmangni divorcin.
“Është shumë e qartë se kur martoheni në moshë të re, nuk keni aftësi dhe vendosmëri për jetën, nuk je i pjekur sa duhet. Por, është një lajm i keq për njerëzit në të 30-at e tyre. Rezulton se pasi mbush 32-vjet, gjasat për divorc rriten me pesë për qind çdo vit”.
“Me kalimin e moshës je më i vendosur, je më i ngurtë, ke pritshmëri të ndryshme, kur je më i ri je më fleksibël”, tha Lori, transmeton Klankosova.tv.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.