Lajmet e fundit

Sylvinho ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për Kampionatin Evropian ‘Euro 2024’, ku në listën janë ftuar 27 futbollistë.
Por sipas rregullave të UEFA-s, a do të ketë ndryshime para fillimit të Kampionatit Evropian?
Kësaj pyetje i është përgjigjur trajneri, Sylvinho në një konferencë për media.
“Sipas rregullave të UEFA, nëse një lojtar mund të dëmtohet pas datës 7 qershor, mund të zëvendësosh një lojtar. Pra vetëm nëse do të ketë një dëmtim, ne mund të ndryshojmë një lojtar në listën përfundimtare”, tha Sylvinho.