Banorja e qytetit Karlot Harriete Thompson, të dielën ka arritur që t’i shkojë deri në fund maratonës "Rock ‘n’ Roll" në San Diego, për një periudhë kohore prej 7:24:36, duke u bërë kështu gruaja më e vjetër që arrin të hyjë dhe t’i shkojë deri në fund kësaj gare transmeton Klan Kosova.
Ajo ka filluar të vrapojë nëpër maratona qysh nga mosha 76 vjeçare, dhe prej atëherë nuk është ndalur.Gjatë këtyre viteve, ajo ka munguar vetëm në një maratonë, për arsye se ishte duke u kuruar nga kanceri.
Ajo gjithashtu ka humbur edhe bashkëshortin e saj i cili vuante nga kanceri, dhe vet ajo vuan nga plagët e rënda në këmbë, si pasojë e kancerit, dhe trajtimeve.Qëllimi i Thompson për të vrapuar është, që të ndihmojë personat që vuajnë nga Leukemia dhe Limpfonia./klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=6D63tc_qtj0
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.