Në Sydney të Australisë, 918 persona u ulën në 150 tavolina për të luajtur njëkohësisht lojën Monopoly për të thyer rekordin botëror Guinness.
Ngjarja u organizua nga fondacioni bamirës “Little Legs” dhe nga Sue-Ellan dhe Marino Vasiliou, prindërit e Alegras, vajzë që humbi jetën nga kanceri në tru në moshën 6-vjeçare.
“Donim të krijonim një hapësirë ku të rinj e të moshuar të bashkoheshin, të kujtonim Alegran dhe të arrinim diçka për t’u ndjerë krenarë, teksa rrisnim ndërgjegjësimin për sëmundjen që na e mori vajzën", tha Ellan për Guinness World Records.
Kjo ishte përpjekja e dytë e fondacionit, pasi hera e parë kishte dështuar për vetëm 30 persona më pak se rekordi i mëparshëm prej 733 lojtarësh.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.