30.03.2016 · përditësuar para 3752 dite1 min lexim
Ajo është e determinuar, e fokusuar dhe shumë fit dhe ajo sapo ka kompletuar një test të dizajnuar nga Ushtria Amerikane, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Milla Bizzotto, nuk është aspak një nëntë vjeçare e zakonshme. Bizzotto peshon vetëm 24 kilogramë por fiziku i saj është jashtëzakonisht i fortë për moshën e peshën e saj.
Ajo ka ndërmarrë një fushatë shumë vetdijësuese kundër bulizmit nëpër shkolla, fenomen nga i cili është prekur shpesh edhe vetë.
Për t’iu nënshtruar testit fizik Battlefrog të Ushtrisë Amerikanë, që zgjatë 24 orë, asaj i është dashur të ushtrojë nëntë muaj, pesë ditë në javë nga tri orë.
Në mënyrë që t’i japë forcë vetes dhe të tjerëve të moshës së saj, ajo kishte vendosur që eksperiencat e saj negative në jetë, t’i përkthente në aksion fizik.
Bizotto e cila është nga Florida e Jugut, trajnimet fizike i kishte filluar me babanë e saj, Christian Bizzotto’n, i cili ka nën pronësi një palestër. Ai ka thënë se me punën që ka bërë me vajzën e tij, ka dashur që t’i inspirojë të rinjtë që t’i lënë “ipad’ët” e të merren me diçka më të shëndetshme.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.