Lajmet e fundit

Nëse i bëni pyetje 8 vjeçarit, Noah Aldrich, për vëllain e tij të vogël Lucas, përgjigjja e tij do të jetë kështu: “E dua shumë atë. Ai është perfekt”.
Vëllai i tij Lucas është 6 vjeçar dhe është i diagnostifikuar me Lissencephaly – një sëmundje e rrallë që i pamundëson zhvillimin e trurit, transmeton Klan Kosova.
Kjo sëmundje i është paraqitur menjëherë pas lindjes, e për këtë shkak Lucas nuk mund të ec, të flas ose ta ushqejë veten. Por, Lucas qesh shumë, sidomos kur Noah është përreth tij.
Lidhja e tyre është shumë e veçantë, e kur Noah filloi të mirret me një degë të altetikës, ai vendosi që në këtë garë të mos shkonte i vetëm.
Kështu, kur ai vendos të notojë, ai e vendos Lucas në një anije gome – e kështu notojnë së bashku.
Kur ai vozitë me biçikletë, ai e vendosë edhe Lucas – e kështu vozitin së bashku.
Kur ai Noah vrapon, ai e vendos vëllan e tij në një karroce – e kështu vrapojnë së bashku.
“Mund ta shohesh buzëqeshjen e Lucas kur i bënë këto gjëra me Noah”, u shpreh Alissa Aldrich, nëna e tyre.