Një baba, me krenari ka fotografuar vajzën e tij tetë vjeçare, duke e kafshuar zemrën e një dreri. Kjo ishte hera e parë që ajo kishte vrarë një kafshë.
Johnny Yuile nga Zelanda e Re dhe vajza e tij, kishin dalë gjah në fillim të këtij muaji.
Bbabai i saj, i cili është një oficer policie, e ka publikuar fotografinë e vajzës së tij në rrjetet sociale. Ajo po e mbante në duar organin e drerit, plot me gjak, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
“Krenar me këtë princeshë që e vrau drerin e saj të parë. E bëri vet”, shkruan ai në rrjetet sociale.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.