Një grua 74-vjeçare lindi vajza binjake, të ngjizura përmes fekondimit in-vitro, në lagjen Guntur të Andhra Pradesh të enjten. Daljinder Kaur nga Punjab, ishte bërë nënë për herë të parë në moshën 70-vjeçare në vitin 2016.
Erramatti Mangayamma, gruaja e E Raja Rao, 80 vjeç, nga fshati Nelaparthipadu i bllokut Draksharamam në rrethin Lindor Godavari, lindi binjakët në Spitalin Ahalya në Kothapet përmes seksionit cezarian rreth orës 10:30 të mëngjesit.
“Operacioni ka shkuar pa probleme. Si nëna ashtu edhe foshnjat janë të shëndetshme dhe nuk kanë asnjë lloj ndërlikimi. Megjithatë, nëna është dërguar në njësinë e kujdesit intensiv për të dalë nga stresi që kishte pësuar orët e fundit",u tha gazetarëve Dr Sanakayyala Umashankar, drejtoreshë e spitalit.
Duke e përshkruar atë si një rast të rrallë, Umashankar tha se Mangayamma nuk kishte probleme në ngjizjen dhe lindjen e foshnjave edhe në moshën e saj, sepse ajo nuk kishte komplikime mjekësore si diabeti dhe hipertensioni.
“Unë nuk mendoj se ajo do të ketë ndonjë problem të madh shëndetësor në periudhën pas lindjes. Megjithatë, ajo nuk mund t'i ushqejë foshnjat me gji. Por pa merak. Ne mund t'i ushqejmë foshnjat me qumësht të marrë nga banka e qumështit”, tha ai.
Mangayamma dhe Raja Rao, u martuan më 22 mars në vitin 1962 dhe kishin mbetur pa fëmijë për 57 vitet e fundit. “Ajo nuk mundi të kishte sukses në përpjekjet e saj për të mbetur shtatzënë edhe pasi kishte vizituar disa spitale. Edhe pasi ajo arriti menopauzën gati 25 vjet më parë, ajo kishte një dëshirë të fortë për t'u bërë nënë", tha Umashankar, transmeton Klankosova.tv.
https://www.youtube.com/watch?v=KD-QyeQvYVw
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.