Lajmet e fundit

Pavarësisht se lindën në gjysmën e muajit të gjashtë të shtatzënisë, katër fëmijët kanë mundur të mbijetojnë dhe kanë dalë nga spitali së bashku me nënën.
Katërnjakët janë në fakt realizimi i dëshirës së vajzës 10-vjeçare të Raunigk, e cila e kishte bindur të ëmën t’i bënte një motër ose vëlla.
Gruaja u është drejtuar mjekëve të një klinike fertiliteti në Ukrainë, pasi mjekët gjermanë refuzuan ta bënin procedurën me argumentin se trupi i 65-vjeçares mund të mos e përballonte një shtatzëni.
Mjekët ukrainas vendosën në trupin e gruas një vezë të dhuruar, e cila më pas u fekondua në mënyrë artificiale./DailyMail.