24.02.2016 · përditësuar para 3787 dite1 min lexim
Një britanik është aq i marrosur pas historisë së Batman, aq sa e ka shndërruar një dhomë gjumi rezervë në një kopje të shpellës së tij.
Darren Wilson dëshironte një vend të përshtatshëm për t’i ruajtur reliket e tij në vlerë prej 21,000 dollarësh, në shtëpinë e tij në Calne, Wiltshire.
Në këtë projekt ai kaloi 18 muaj të fundit, duke punuar ditë e natë.
‘Fillimisht kam filluar ta rregulloj si dhomë kompjuteri, ndërsa më pas më erdhi kjo ide”, ka thënë Wilson.
“Njerëzit që e shohin mbeten të habitur. Ne pëlqejmë të jemi ndryshe, por secila dhomë tjetër është normale”.
Po ashtu ai ka treguar se i ka premtuar gruas së tij që nuk do t’i dekorojë edhe dhomat të tjera, transmeton Klan Kosova.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
EV
SHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.